Në debatin “Top Tema” në televizionin Telma, zëvendësdrejtori i Departamentit për politika të jashtme të Lëvizjes BESA, Bejtulla Demiri ka thënë se BESA do të fitoj më shumë poena nëse qëndron në opozitë, mirëpo për interes shtetëror duhet ne të bëhemi urrë lidhëse për VMRO-në dhe LSDM-në.

“Besa ka komoditetin të mbetet në opozitë dhe t’ju thotë tjerëve çka të doni bëni,por për hirë të interesit shtetëror dhe me qëllim që të jemi ura lidhëse mes Lsdm dhe Vmro,ne mendojmë se opcioni më i mirë është që Bilall Kasami të jetë Premier.Në këtë mënyrë Besa e sakrifikon veten”, theksoi Demiri.

Ndërsa sipas disa portaleve, edhe mediat ruse kanë thënë se Rama së bashku me CIA planifikojnë që një shqiptar të bëhet kryeministër i Maqedonisë.(INA)