Kryetari i Lëvizjes Besa u ka uruar besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Zemrat e besimtarëve le të hapen për mirësi, humanizëm dhe besim të sinqertë në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Lutjet tona, agjërimi dhe falja janë të drejtuara për Krijuesin për të kaluar këtë periudhë të vështirë që e kalojmë, për një të ardhme më të mirë, shëndet, mirëqenie dhe fat. Agjërim dhe lutje të pranuara!” shkroi Kasami përmes profilit të tij në Facebook.