Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka denoncuar skandalin gjatë periudhës së qeverisjes së kaluar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kasemi thotë se një person për 8 vite ka marrë rrogë si i punësuar në komunën e Tetovës, ndërsa ka qëndruar në Gjermani.

“Unë para dy tre ditëve ballafaqohem me një situatë ku një i punësuar që merr pagë të rregullt nga komuna punon në Gjermani dhe për tetë vite nuk është kujtu dikush se pse ky person i merr paratë e taksapaguesve tetovarë”, tha ai.

Sipas tij, nga administrata e kaluar kanë figuruar thuajse 340 të punësuar, ku një pjesë e mirë prej tyre rezulton që nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë, mirëpo rroga e tyre derdhej rregullisht në llogari./news33.tv