Bilalli: Listat e deputetëve, strategji e menduar mirë

Sipas analistit Mersel Bilalli, listat e OBRM-PDUKM-së jo që nuk janë befasuese, por ato janë të menduara mirë dhe të përgaditura me strategji. Lëvizja e pritur është se asnjë nga funksionarët, emrat e të cilëve janë në lëndët e PSP-së, përveç Nikolla Gruevskit dhe Elizabeta Kançevska-Mileska, nuk janë lista, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sa i përket listave të partive politike shqiptare, Bilalli thotë se kanë qenë të pritura që të jenë ashtu, por gjithashtu emrat anonim të BDI-së janë një lëvizje e menduar.

Sipas tij, moment për analizë në lidhje me listat e deputetëve është edhe fakti që blloqet politike kanë dalur me koalicione “jonatyrore”, dhe pyetje e logjikshme do të ishte ideologjia që do të ndjekin./Telegrafi/