Mos formimi i qeverisë dhe zgjatja e këtij procesi ka vënë në pikëpyetje rëndësinë apo kredibilitetin e partive shqiptare në vend. Për profesorin universitar Mersel Bilalli, partitë politike shqiptare sidomos BDI e humbi kredibilitetin qysh para zgjedhjeve, kurse zgjedhjet vetëm që verifikuan atë.

“Disa parti të reja pa përvojë të duhur, sikur mbeten të mbyllura dhe nuk arritën ta mbulojnë zbrazëtirën. Pas zgjedhjeve, me apo pa qëllim, partitë politike shqiptare bënë një platformë e cila nuk ka ndonjë brendi esenciale, tani vetëm se shërben për konim politik destruktiv të Gruevskit. Partitë politike shqiptare vite me radhë janë marrë me tema të thata, me patriotizëm bosh, pa iu përkushtuar ekonomisë dhe socials, prandaj rinia na iku jashtë. Këtu na mbeten vetëm statuat e Gruevskit”, deklaroi Bilalli për gazetën Lajm.