Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 8 viktima nga Covid-19.

2 viktima janë nga Shkupi të moshës 77 dhe 70-vjeçare dhe nga një pacient në Prilep (72vj), Kavadar (73vj), Ohër (71vj), Resnjë (68vj), Vallandovë (66vj) dhe Dojran(64vj).

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Që nga fillimi i pandemisë në vend, nga Covid-19 janë infektuar 101.762 persona. Prej tyre, 90.895 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq kanë ndërruar jetë 3.119 të tjerë. Numri i rasteve aktiv në vend, arrin në 7.748.