Billboard me një mesazh nga krimineli kolumbian dhe dileri i drogës Pablo Escobar është vendosur në komunën e Shkupit Aerodrom, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

“Kohë të vështira kanë ardhur vëlla, duhet të punohet”, është mesazhi që vjen nga billboardi, me autorizim të P. Escobar.

Nuk dihet se kush e ka vendosur këtë billboard dhe për çfarë qëllimi, por qytetarët, përmes këtij njoftimi kuptojnë se lëvdërohen kriminelët e drogës dhe terroristë të cilët kanë vrarë me qindra njerëz të pafajshëm dhe shkatërruan miliona jetë njerëzish për shkak të drogës.

Biri i Escobar, Juan Pablo Escobar, i cili botoi një libër në lidhje me babain e tij nga i cili u arratis dhe hodhi poshtë të gjitha pretendimet se mbreti i kokainës ka kryer vetëvrasje për shkak se ai ishte i rrethuar, në krahasim me versionin zyrtar ai u vra më 2 dhjetor 1993 në një operacion nga njësitë elite të policisë kolumbiane të mbështetur nga autoritetet amerikane. /Telegrafi/