Prej më shumë se dy muajve deri në zgjedhje është e ditur se partitë opozitare janë duke biseduar për grupimin dhe qasjen e përbashkët, por ende nuk dihet se si do të duken ato koalicione. Para këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme hapet dilema dhe tema e koalicioneve ndëretnike, ku LSDM në organet drejtuese ka përfshirë shqiptar, ndërsa partia është në kontakt edhe me partitë jashtë parlamentare të shqiptarëve, transmeton TetovaSot.

Por, Ziadin Sela, kryetar i LR PDSH, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë theksoi se tash nuk është koha për koalicione parazgjedhore ndëretnike. Ai theksoi se me LSDM-në nuk kanë kontakte.

“Jo se nuk duam që të komunikojmë, megjithatë të gjithë e dinë se ato që duan të futen me ne në lista të përbashkëta parazgjedhore duhet që të pranojnë që Maqedonia të jetë binacionale”, thekoi Sela i cili shtoi se kanë edhe parakushte tjera për koalicion, por më të rëndësishme për to janë ato etnike.

Ai theksoi se janë duke biseduar për paraqitje të përbashkët me të gjitha partitë jashtë parlamentare të shqiptarëve.

Edhe nga LSDM vërtetuan se nuk kanë kontakte me Selën, por shtuan se kanë bashkëpunim parimor, me ashtu si tha zëdhënësi Petre Shilegov, të gjitha partitë që kanë koncept qytetar.

“Megjithatë ai bashkëpunim ende nuk është ngritur në nivel me asnjërën prej partive për koalicion eventual parazgjedhor ose përbërjen e listave”, theksoi Shilegov./TetovaSot/