Dikur bizelja konsiderohej si ushqim i të varfërve, ndërsa sot luan rolin kryesor në shumë restorante ekskluzive.

Bizelja përmban shumë proteina dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve. Vetëm 100 gramë bizele furnizojnë trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa salsiçet me patate të skuqura ose një pjesë torte me krem.

Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër traktin tretës, transmeton Koha.net. Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim i vërtetë antistresues, pohon eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer.

Bizelja është po ashtu një shujtë ideale për fëmijët, për arsye se u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës.

Përveç që stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe koncentrimin.