Shefi i BlackBerryt, John Chen, ka konfirmuar se kompania është duke punuar në telefonin e ri, i cili do të ketë tastierë.

BlackBerry së fundmi ka lansuar dy telefona me ekrane të ndjeshme, por pa tastierë fizike, atë BlackBerry DTEK50 dhe DTEK60.

John Chen ka konfirmuar për Bloomberg Canada se kompania do të lansojë edhe një BlackBerry me tastierë fizike.

Më parë është raportuar se kjo pajisje do të ketë ekran 4.5-inç Full HD dhe tastierën.

BlackBerry me tastierë do të ketë procesorin 2GHz Snapdragon dhe 3 gigabajt RAM me 32 GB tjera në memorien e brendshme.

Kamera kryesore do të jetë 18 megapixel ndërsa ajo ballore 8.Pajisja do të punojë me sistemin e ri operativ Android 7.0 Nougat.