Blendi Fevziu është padyshim një nga gazetarët më të mirë në vendin tonë, teksa e shohim pothuajse çdo mbrëmje në ekranin e televizionit.

Në një intervistë dhënë se fundi për mediat Fevziu ka treguar se nuk do ta lërë gazetarinë për politikën. Ai thotë se dikur i është propozuar për të qenë ministër dhe deputet por nuk e ka pranuar këtë post.

I pyetur nga ‘’Class” nëse emisioni ‘’Opinion’’ po i mban peng karrierën, Fevziu u shpreh: Varet për kë karrierë flisni. Nëse flisni për karrierë politike, kam refuzuar që shumë herët të jem deputet, ministër apo edhe pak më shumë. Më është dukur humbje kohe dhe padyshim më pak e rëndësishme se sa të drejtosh një emision influent për natë në Tv.