Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, shkoi në Amerikë për të vazhduar karrierën e saj. 

Synimet e saja ishin dhe janë akoma, të bëhet një këngëtare me famë. Këtë ajo po e arrin, çdo ditë e më shumë.

Bleona ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, se ka qenë një nga të ftuarat në ceremoninë e organizuar nga revista LaPalme Magazine, e cila kishte mbledhur disa nga artistët më në zë të vendit, njofton KosovaPress.