Këngëtarja Bleona Qereti gjithmonë ka dëshiruar të ketë një karrierë të suksesshme dhe të depërtojë jashtë kufinjve shqiptarë.

Ajo ka arritur të bëj një gjë të tillë, por, duket se në botë ka dëshiruar që të paraqitet me një sukses aq të madh, sa në fakt, është i imagjinuar, shkruan lajmi.net

Kjo se, në biografinë e saj në IMDb,që është një aplikacion ku ofrohen të dhëna ‘online’ për këngëtarë, filma e gjëra të tjera nga arti e me gjerë, janë dhënë disa detaje që është vështirë të besohet se janë të vërteta.

Bleona, në këtë biografi thuhet se ka mbajtur koncerte në Kosovë dhe Shqipëri, ku pjesëmarrja e njerëzve ka qenë nga 50 mijë deri në 80 mijë njerëz!!

Nëse ndalemi te kjo, edhe nëse Bleona ka mbajtur koncert në ndonjë stadium në këto shtete, atëherë, është e pamundur t’i zë kaq shumë njerëz, pasi maksimumi mund të jetë mbi 25 mijë njerëz, shkruan lajmi.net

Një tjetër detaj që tregon se Bleona se ka një biografi të fryrë është shitja e albumeve që i ka në gjuhën shqipe.

Duke iu referuar kësaj biografie në IMDb, albumi i saj në gjuhën shqipe ‘Ti nuk di as me ma lyp’ i publikuar në vitin 2003, është shitur mbi 300.000 kopje. Ndërsa albumi ‘Mandarinë’ ka mbi 800.000 kopje të shitura!!

Po ashtu, nëse shikohen videot që ajo i poston në rrjetet sociale, nuk shihet se ka një numër të madh të fansave edhe pse koncertet i organizohen në SHBA, ndërsa në Shqipëri thuhet se i ka pasur mbi 80.000 njerëz!

Pra, duke u nisur nga këto fakte, shihet se këngëtarja nga Shqipëria po prezantohet me biografi të rrejshme!