Njeriu i parë i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka vendosur një ultimatum të madh ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për shkak të mos marrëveshjeve kadrovike me kryetarin e degës së BDI-së, Saraj, Rafis Aliti. Ai tani këtë ultimatum e fsheh, me arsyetimin se është i sëmurë.

Kulmi i paknaqësisë ka shpërthyer te kryetari Bexheti pas emërimeve të fundit nga dega e BDI-së, Saraj ku Rafis Aliti u emërua drejtor në Ndërrmarjen shetërore GA-MA, dhe Sadulla Useini në Klinikën e Transfuziologjisë në Shkup.
Për këto arsye, Bexheti ka vendosur që 2 muajt e fundit të mos shkon edhe në selin e BDI-së në Recicë të Vogël në Tetovë, dhe përmes disa zyrtarëve të BDI-së ia ka përcjellur mesazhin Ahmetit “Ose unë largohem, ose Rafisi”.
Mirëpo, në këtë drejtim , dje Blerim Bexheti vendosi që të alarmon BDI-në, se mund të largohet nga politika.

Fillimisht dje u publikua lajmi se gjoja Bexheti është operuar nga një sëmundje, që në fakt pas këtij lajmi të realizohet hapi i dytë i presionit psikologjik të Bexhetit ndaj kryetarit Ali Ahmeti.

Bexheti vazhdimisht ka kërkuar nga Ahmeti që Dega e BDI-së, Saraj të shpërblehet pasi ka siguruar 8000 vota dhe nuk asnjë post të rrëndësishëm në Qeveri.
Bexheti kohën e fundit e ka dërguar si emisar edhe Hysni Jakupin deri te zëvendëskryeministri, Bujar Osmani të shpreh pakanaqësin e degës së BDI-së, Saraj.
Mirëpo, ndaj kërkesave të Blerim Bexhetit, nuk është përgjigjur si duhet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ky i fundit, ka vendosur që dega e Sarajit të ketë një moratorium deri te një afrim mes oponentëve politikë krahut të Bexhetit dhe krahut të Rafis Alitit.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti mendon se ish komandant MËSUESI ka autoritet serioz tek popullata lokale që nga lufta e vitit 2001.
/Burimi:SHKUPISOT