Vazhdojnë thumbimet, paragjykimet dhe fyerjet personale në mes liderëve politik shqiptar duke e devalvuar edhe më tej debatin brenda shqiptar rreth orientimit për zgjedhjet presidenciale.

Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, në një tubim të tij gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale kishte shprehur dyshime, siç shprehet ai, për shqiptarinë e profesor Rekës. Një “dyshim” të tillë, Menduh Thaçi e shprehte duke u bazuar në mbiemrin e profesorit Reka, duke aluduar në kuptimin sllav të këtij emri.

Gjatë një interviste për televizionin T7 nga Kosova, kandidatit i pavarur për president, Prof. Blerim Reka, ka sqaruar prejardhjen e mbiemrit të tij, duke u bazuar në studimet e albanologut të famshëm shqiptar, Eqrem Çabej, me çrast mbiemri Reka e ka prejardhjen nga rrjedha e lumit apo rrëkeja.

Edhe pse nuk është në stilin e tij, por ai nuk ka kursyer për t’ia kthyer “borxhin”, Menduh Thaçit, duke u bazuar në stereotipizimin e vjetër të arabit duke u shprehur në formën pyetësore se çfarë vlere kombëtare mund të ketë emri yt arab.

+ VIDEO/ Blerim Reka: Menduh Thaçi ka emër arab! https://www.almakos.com/blerim-reka-menduh-thaci-ka-emer-arab-video/

Gepostet von Almakos.com am Dienstag, 16. April 2019