Blerim REKA po etablohet para shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si Platoni antik. Synon tua kthejë REPUBLIKËN e kindapuar nga hajdutët e politikës në “pronësi” natyrore qytetarëve të Maqedonisë së Veriut .
Platoni këtë ishte munduar ta bëjë duke themeluar Akademinë e tij para mijëra vjetësh për të shpërfaqur dituri për Republikën. Ndërsa Blerim REKA synon në këto zgjedhje presidenciale, në mos më shumë së paku të vetëdijosojë qytetarët e në veçanti shqiptarët se Demokracia mundëson forma dhe mënyra që REPUBLIKA të jetë edhe e tyre dhe ato të jenë të republikës.

Por, e gjithë kjo do të kishte qenë më e vështirë edhe për PLATONIN atëherë sikur ti ishte pasur bashkëkohanik Ali Ahmeti, Bujar Osmanin, Artan Grubin dhe shumë të tjerë .

Vështirë është të kthehet një republika e ngulfatur nga shtërngimi i oktopodit, POR IA VLENË TË SYNOHET !

( q.aliu )