Jo rrallë herë Blero di të koritet me fotot e tij në rrjetet sociale.
Këngëtari kosovar sapo ka publikuar një foto në Instagram duke ua kujtuar të gjithë meshkujve kohën kur ishin në shkollën fillore kur sa e rëndësishme ishte ndërrimi i frizurës.
Madje një këngëtar me nam si Blero për fat të keq nuk ka arritur të bëjë një foto më cilësore duke postuar një foto e cila të bën të dyshosh se është bërë me “iPhone 4” dhe jo atë të riun që e mbanë në duar.
Sidoqoftë shpresojmë se do iu pëlqejë ky ndryshim kaq i vogël i Bleros prapa të cilit janë mbuluar edhe sytë nga dëshira për të theksuar sa më shumë këtë frizurë “të madhe”./Indeksonline/
