Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka reaguar për situatën në Veriun e Kosovës.

Ai ka shkruar në Twitter se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas Blinken po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin.

”I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai ndër tjerash.

Sot gjatë tërë ditës ka pasur tensione në Veriun e Kosovës.

Serbët lokalë penguan kryetarët shqiptarë që të hyjnë në objektet e komunave veriore dhe për këtë intervenoi Policia e Kosovës.