Në një fjalim televiziv këtë mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur paralajmërimin e tij se situata në Ukrainë do të shkaktojë një krizë globale ushqimore, sipas The Guardian.

Me Ukrainën e paaftë për të eksportuar sasi të mëdha gruri, misri, vaji dhe produkte të tjera, Zelensky tha se bota ishte në prag të një “krize të tmerrshme ushqimore”.

“Kjo do të thotë se, për fat të keq, mund të ketë mungesë fizike të produkteve në dhjetëra vende të botës. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, tha ai.

Duke fajësuar Rusinë për bllokadën, Zelenskiy tha se “ndërsa ne po kërkojmë mënyra për të mbrojtur lirinë, një person tjetër po e shkatërron atë. Një person tjetër vazhdon të shantazhojë botën duke përdorur urinë.”