Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje publike qeverisë, Sindikatëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që të zhvillohet një bisedë për t’i dhënë një zgjidhje situatës së kontrollorëve të trafikut ajror..

Meta: I kam kërkuar dhe i kam bërë apel kontrollorëve që të vazhdonin të ushtronin detyrën e tyre pa ndërprerje dhe me përgjegjshmëri të lartë pasi është çështje jetike dhe madhore për shqiptarët dhe detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s. Është detyrimi juaj që të bëni çdo gjë që të kalojmë këtë situatë të vështirë. Iu kam thënë të vijojnë punën pavarësisht cenimit të të drejtave. Ndërsa qeverisë i kam kërkuar t’i japë zgjidhje në përputhje me rregullat.

Pas nisjes së shkarkimeve të kontrollorëve kanë filluar dhe largimet në masë nga puna. Nisur nga kjo situatë, kam një pyetje për ministren e transportit që doli për të provokuar presidentin: Si shpjegohet që për 10 muaj me radhë nuk gjete kohën të takoheshe me kontrollorët të cilët janë të trajnuar për më shumë se 20 vite nga shteti shqiptar dhe vende të tjera? Nuk mund të bëjnë lojëra të tilla në një moment të tillë. Kryeministri t’i thërrasë mendjes se nuk jemi në Amerikën Latine.

Meqë jemi në këtë situatë, e ftoj kryeministrin dhe ministren, sindikatën të bëjmë dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s, të BE-së, të Britanisë së Madhe, institucioneve të kontrollit ajror që të zhvillojmë në çdo moment që qeveria është e gatshme një bisedë dhe t’i japim një zgjidhje sa më të arsyeshme kësaj situate.