Ballina Teknologji BMW X5 M do të jetë jashtëzakonisht i shpejtë

BMW X5 M do të jetë jashtëzakonisht i shpejtë

Modeli më i ri BMW X5 M do të ketë fuqi të mjaftueshme për të qenë konkurrenti kryesor i AMG dhe adutëve të tij, GLE 63 dhe GLE 63 Coupe.

Motori 4,4 litra twin-turbo V8 siguron 616 kuaj fuqi në versionin më të fuqishëm Competition, teksa në variantin standard do të disponojë me rreth 25 kuaj fuqi më pak.

Duke iu falënderuar motorit në të katër boshtet, ky super-SUV do të përshpejtojë nga 0 deri në 100 km/h për më pak se katër sekonda.