Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski pas takimit me homologun e tij të Kosovës Arban Abrashi porositi se avancimi i lidhjes rajonale është me rëndësi të madhe për të dyja vendet përmes ndërtimit të autostradës nga Shkupi deri në Bllacë, lidhje me gazsjellës dhe ndërtim të stacionit të përbashkët hekurudhor.

Në takimin në Prishtinë u fol për lidhjen rrugore dhe ndërtim të autostradës Shkup – Bllacë. Ministri informoi se ka filluar ndërtimi i fazës së parë në gjatësi prej dy kilometra dhe se po vijon projektimi për fazën e dytë deri në Shkup. Siguroi se po punohet në mënyrë intensive që të mbyllet kjo çështje dhe Shkupi dhe Prishtina të lidhen me zgjidhje moderne rrugore”, njoftoi Ministria e Transportit.

Është hapur edhe çështja për lidhje rrugore përmes hapjes së vendkalimit kufitar Strezimir dhe mundësisë për autostradë nga Tetova deri në Prizren. Dy ministrat kanë folur edhe që t’i përshpejtojnë procedurat për hapjen e vendkalimit të përbashkët hekurudhor Hani i Elezit, me qëllim thjeshtësimin e procedurave për transport të mallrave dhe udhëtarëve përmes një pike kontrolli. Ministri Boçvarski në takim e ka informuar homologun e tij nga Kosova për fillimin e procedurës për studimin e fizibilitetit për lidhje të të dyja vendeve me gazsjellës.

Ai tha se me tejkalimin sa më të shpejtë të krizës kovid, siç shtoi, do të mund sa më seriozisht të hymë në bashkëpunim intensiv ekonomik. Në periudhën e ardhshme do të bisedojmë për takim të dytë në Shkup, në të cilin më hollësisht do të bisedojmë për të gjitha projektet.