Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, në Twitter ka publikuar fotot e një aparati për pastrimin e ajrit të blerë nga paraardhësi i tij Stevço Jakimovski, në Twitter, përcjell Fol.

”Përderisa qytetarët e Karposhit kanë frymuar ajër të ndotur, Stevço në zyrë ka marrë ajër nga “Alpet zvicerane”, ka shkruar Bogoev.

Ai ka shkruar se pajisja do tu jepet në një nga kopshtet në komunë. /Fol/