Deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski, i është kundërpërgjigjur ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, për gjoja përfshirjen e tij në protesta në Serbi.

 

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Bogoev tregon se ka të afërm në Serbi, në afërsi të rajonit të Preshevës dhe se shpesh i viziton ata. Bogoevski thotë se nëse ka forcë atëherë do ta përdorë vetëm për Maqedoninë, pra ai mohon thashethemet për përfshirjen e tij në protestat në Serbi kundër Vuçiqit.

Bogoevski shtron dilemën nëse me këtë rast Serbia e akuzon Maqedoninë për përzierje në punë të brendshme të Serbisë./Telegrafi/