Boki 13, do ta vazhdojë “aventurën” e tij në burgun e Shutkës edhe për 30 ditë të tjera. Ai tanimë dy muaj gjendet në burg, ndërsa 30 ditët e fundit i skadojnë sot. Gjykata vendosi që t’i “dhurojë” atij edhe 30 ditë të tjera. Jovanovski, së bashku me Zoran Milevski dhe Katica Janevën janë të dyshuar në rastin “Zhvatja”. Sipas hetimit, biznesmeni Orce Kamçev, Jovanovskit dhe Milevskit u ka dhënë 1,5 milion euro për ta shpëtuar atë nga përndjekja penale në rastin “Perandoria” të PSP-së.