Bojan Jovanovski- Boki 13, i dyshuari i parë në rastin “Reket”, po “mbahet” më mirë seç e prisnim, thotë për “360 gradë”, avokati Dimitar Savovski, i cili është pjesë e mbrojtjes së Bokit. Ai thekson se Boki 13 nuk kanë asnjë kundërshtim serioz për kushtet në paraburgim.

Boki 13 është i informuar për të gjitha lajmet në lidhje me të dhe rastin “Reket” e që janë në qendër të vëmendjes së mediave. Sipas avokatit të tij, raportimet e mediave serbe janë absolutisht të pavërteta që gjoja Boki 13 ka dërguar mesazh se “nëse diçka i ndodh atij në burg, provat kundër Zoran Zaevit janë tek nënën e tij”.

Savosvski vendimin për paraburgimit Bokit e vlerëson si të tepruar.

“Ekziston një arsyetim zyrtar për vendimin e paraburgimit, por është e tepërt dhe me frazeologji që përdoren rregullisht. Sa i përket provave mbi bazën e të cilave prokuroria kërkoi paraburgim, ato nuk janë të mjaftueshme për të vendosur baza për dyshim, e lëre më dyshim bazë të arsyeshëm për të urdhëruar ndalimin e tij”, thekson avokati Savovski.

Mbrojtja e Jovanovskit pretendon se videot e publikuara nga gazeta italiane “La Verita” nuk janë paraqitur si provë. Në këtë fazë të hetimit, kur Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit merr në pyetje dëshmitarët dhe mbledh prova, i dyshuari Bojan Jovanovski mund të japë deklaratë nëse dëshiron, por deri më tani nuk ka shprehur një dëshirë të tillë.

Në rastin “Reket” deri më tani ka vetëm dy të dyshuar, të cilët janë në paraburgim, Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski (Zoki Kiçeec). Sipas prokurorisë, të dy të dyshuarit tregtonin ndikim, duke bindur njerëzit e përfshirë në hetim të ishin me ndikim te prokurori publik.

Kiçeec sot është ka dëshmuar në Prokurori. Nesër para prokurores Ruskoska në Prokurorinë e krimit të organizuar pritet të dëshmojë edhe Katica Janeva, kurse deri më tani për rastin “Reket” nga PSP kanë dëshmuar prokurorët Lile Stefanova, Bursim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska.