Boksieri nga Tetova, i klubit “Shkëndija No Limit”, Lulzim Ismaili ka fituar duelin ndaj boksierit nga Uzbekistani, Kabijon Hushvaktaliev të zhvilluar mbrëmë në Leverkusen të Gjermanisë. Ismaili meçin e fitoi në raundin e katërt, duke bërë që kundërshtari të dorëzohet. Për boksierin tetovar kjo ishte fitorja e 5-të në 5 ndeshje të zhvilluara në boksin profesionist. Lulzim Ismaili pas këtij triumfi do të luftojë me 17 korrik në kampionatin e Europës në WBU.