Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bën me dije se ka vënë në pranga një shtetas me inicialet J.L. 41 vjeç nga Shkupi, i cili dyshohet se natën e 27 prillit në Kuvend ku mbetën të lënduar disa deputetë dhe gazetarë, kishte vendosur një mjet shpërthyes brenda ndërtesës së Kuvendit.

Sipas MPB-së, i dyshuari është futur në Kuvend së bashku me turmën e dhunshme por më pas ka hyrë në zyrat e katit të parë dhe ka vendosur mjetin shpërthyes.

Ndërkohë, Prokuroria po vijon hetimet, ndërsa ka vendosur lirimin me kusht të nëntë të dyshuarve për sulmin ndaj deputetëve.