Kim Kardashian ka në listën e saj të preferuar këngën e Erës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Istrefi ka publikuar listën e preferuar të këngëve të Kim, në të cilën përfshihet edhe “Bonbon”.

Ajo është e renditur përkrah emrave të suksesshëm të muzikës si Kanye, Rihanna, Drake, Sia dhe The Weeknd. “Nuk mund të ndihem më krenare se kaq”, shkruan bashkangjitur postimit të saj këngëtarja e “Bonbon”.