Producentja Barbara Broccoli ka lënë të kuptohet se agjenti i ardhshëm ‘007’ mund të jetë një aktor me ngjyrë ose femër.

57-vjeçarja është vajza e Albert ‘Cubby’ Broccolit që i ka shndërruar romanet e Ian Flemingut në një prej serive më të suksesshme filmike.

Gjatë një interviste, atë e kanë pyetur se a mund që James Bondi të portretizohet nga një femër ose një aktor me ngjyrë.

“Këto filma kanë për qëllim të reflektojnë në kohë, prandaj gjithmonë përpiqemi që ta shtyjmë tutje. Gjithçka është e mundur”.

“Tash për tash është Daniel Craigu dhe jam shumë e lumtur me Daniel Craigun, mirëpo askush nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ka deklaruar Broccoli.

Që nga viti 2015, Craig është duke thënë se planifikon të largohet nga seria e famshme filmike.

Emra të shumtë janë lidhur me protagonistin e ardhshëm që do ta luajë James Bondin.