Violeta Duma, Igor Milev, Subhi Jakupi dhe Atanas Urumov, tani më ish anëtar në KSHZ, i kanë kthyer paratë në buxhet,që më herët iu ndaën bonuse në shumë prej më 4 paga.

Nga Ministria e Finansave nuk tregojnë se sa është shumë e cila është kthyer në kasafortën e popullit, por në listën me emrat nuk janë Silvana Boneva, Sasho Srcev dhe Rexhep Prekopuca.

Ish kryetari i KSHZ-së Aleksandër Çiçakovski, mjetet me shumë prej 260, 000 denarë i ka dorëzuar në OJQ-në, “Polio Plus” për projekte të lidhura me të drejtat e njerëzve me hendikep.