Rreshjet intenzive të dëborës kanë vështirësuar komunikacionin në qytetet e vendit. Gjendja më e vështirë është në fshatrat Brezë, Malinë dhe Tanushë, të cilët janë paralizuar tërësisht nga bora trashësia e së cilës ka arritur mbi një metër.

 

Një banor i fshatit Brezë ka dërguar disa foto në redaksinë e TV SHENJA-s si dëshmi për gjendjen aktuale atje, ku të gjitha rrugët janë të pakalueshme ndërkohë që rreth 50 banorë të Brezës dhe 100 banorë të Malinës, nuk mund të lëvizin as për nevojat e tyre elementare, e sidomos për të shkuar në mjek.

Ai për SHENJA tha se askush nga organet kompetente deri në këto momente nuk ka tentuar të bëjë pastrimin e rrugëve./Telegrafi/