Pothuajse pas një çerek shekulli ka rënë bora e parë në pjesën veriore të provincës siriane Deir Ez Zor, si dhe në Irak, ndërsa ka shtuar vështirësitë e banorëve në zonën e zhvendosur nga luftimet, raporton Independent.

Në këtë krahinë, që është pothuajse e tëra shkretëtirë, shumë rrallë bie shi dhe në disa pjesë bora e rënë në fundjavë ka rënë pothuajse pas 25 vjetësh ndërsa moti është shumë i ftohtë, transmeton Koha.net.

Raportohet se mijëra njerëz janë duke qëndruar në të ftohtë, pa strehim të mjaftueshëm, e pa rroba. Agjencitë partnere të OKB-së po tentojnë që të zhvendosin njerëzit në qytetin al-Hawl, që t’iu sigurojnë kushte më të mira.

Deir Ez Zor është një krahinë, në të cilën ka luftime të ashpra.

Rreth 3 mijë njerëz po jetojnë në tenda rreth kufirit në veri të Irakut, të shpërngulur nga Yzidisit në afërsi të Singarit. Ndërsa 9 mijë të tjerë kanë nevojë për ushqim, veshmbathje, derivate e gjëra të tjera elementare.

“Afër 50 centimetra ka rënë borë në malet Singar, që ka vënë në rrezik jetën e refugjatëve atje”, ka thënë Mahma Khalil, kryetar i qytetit.