Ashtu siç edhe pritej temperatura e ditës sot është shumë e ulët, në orët e para të mëngjesit bora e parë për këtë vit i ka zbardhur viset malore. Gjithashtu bora ka mbuluar Malësinë e Sharit në Tetovë.

Sot në vend moti do të jetë me mjegull dhe i ftohtë me reshje të kohë pas kohëshme të shiut, që në vende të caktuara do të jenë më intensive.

Temperatura e mëngjesit do tëlëvizë nga 6 deri më 15 gradë, ndërsa ajo ditore nga 6 deri më 16 gradë celsius.

Prej nesër pritet periudhë me mot stabil dhe të thatë me rritje graduale të temperaturës ditore.