Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në takimin e sotëm edhe një herë konsideron që ka arritur sukses të madh në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor, për të cilin shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë zgjedhur ndryshimin e qeverisë.

Në takim është arritur në përfundimin se do të mbahet mend në praktikën politike, se në Maqedonia është shkatërruar regjimi pa dhunë, me stilolaps dhe votë.

“Qëndrimi i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së është se Maqedonia duhet të fitojë Qeverië të qytetarëve të Maqedonisë që do të fillojnë të zgjidh problemet e tyre reale.

Të gjitha partitë që kanë fituar të gjitha vendet në Parlament, përveç udhëheqjes kriminale të VMRO-DPMNE-së nuk duhet të lejojë formimin e qeverisë në të cilin do të marrin pjesë personat e akuzuar për krime të rënda që kanë shkatërruar jetën dhe perspektivën e qytetarëve të Maqedonisë”, theksojnë nga LSDM-ja.

Nga atje nuk bëjnë të ditur nëse është biseduar diçka në lidhje me platformën e shqiptarëve nga BDI-ja, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët./TetovaSot