Këto skena të çuditshme nga Shkretëtira e Saharës shfaqin banorët duke rrëshqitur poshtë dunave të rërës pas reshjeve të mëdha të borës.

Fotografët kanë kapur foto të pabesueshme këtë mëngjes të borës që ka arritur pothuajse në një metër, duke mbuluar rërën në qytetin e vogël të Saharës, Ain Sefra.

Ky vend përjetoi borën e parë para Krishtlindjeve, kur ajo zbardhi shkretëtirat për herë të parë pas 37 vitesh, transmeton Gazeta Express.

Por dje borë ka rënë edhe më shumë, duke shkaktuar kaos në qytet, me pasagjerët që mbetën të bllokuar në autobusë pasi rrugët u bënë të rrëshqitshme.

Shikoni pamjet nga atje: