Trafiku në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, dhe me reshje të dobëta të borës.

Momentalisht reshje të dobëta të borët bien në Prilep, Bukov, Gjavato,Presek dhe Zhelesnec, transmeton TetovaSot.

Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre janë vazhdimisht në terren dhe po i mbajnë të gjitha rrugët në gjendje të kalueshme.

Nga atje apelojnë qytetarët për ngarje me kujdes dhe shpejtësi sipas kushteve të rrugës.

Për më shumë informacione shoferët mund të telefonojnë në numrin 02/25 61 502 ose në faqen e internetit www.makedonijapat.com.mk.