Mbrëmjen e së enjtes, aplikacioni Whatsapp ka nxjerrë probleme duke pezulluar komunikimet në shumë vende të botës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një përditësim nga ana e gjigandit të komunikimit, apo një defekt në servera.

Gazeta britanike “The Independent” shkruan sonte se miliona njerëz nuk po munden të marrin dhe dërgojnë mesazhe.

Ndër të tjera, The Independent thotë se ka kontaktuar pronarin e Whatsapp, që është kompania Facebook, dhe pret një përgjigje për bllokimin në fjalë.