Nëpër gjithë botën, është mirëpritur viti 2018 me fishekzjarrë, festime në rrugë dhe mënyra të tjera.

Më shumë se një milion banorë dhe turistë të Nju Jorkut i kanë rezistuar temperaturës -12 gradë Celsius për të pritur minutat e parë të Vitit të Ri në Tajms skuer. Zyrtarët kanë thënë se këtë vit ka pasur më pak njerëz në rrugë në krahasim me vitet e tjera, duke supozuar se arsye mund të ketë qenë moti i ftohtë. Masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të mëdha.

Rusia ka festuar më së shumti, bazuar në ndryshimin e 11 zonave kohore me të cilat përballen qytetet në këtë vend. Pavarësisht shiut të pandërprerë, fishekzjarret dhe festimet në ambiente të jashtme, e karakterizuan pritjen e Vitit të Ri në Moskë. Mijëra persona ishin mbledhur edhe në Berlin tek Porta e Brandenurgut, ndërsa fishekzjarrë kishte edhe në Arc De Triomphe të Parisit në Francë.

Në Londër festimet kryesore ishin tek Ora Big Ben tek parlamenti britanik në qendër të Londrës.

Një nga vendet e para që ka pritur Vitin e Ri ka qenë Austrialia.