Teksa e gjithë bota po solidarizohet me viktimat në Aleppo dhe me të mbijetuarit që po përjetojnë çdo sekondë frikën e vdekjes, është dikush që këtë tragjedi e sheh si një argëtim.
 

Tarad Asmaree nga Arabia Saudite, drejtor i gazetës ANHA’E ka postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter një postim që ka irrituar shumë njerëz.

Ai është tallur me civilët dhe të vdekurit, madje ka ironizuar në këtë mënyrë: “Aleppo po digjet, a keni nevojë për dru? Le të digjeni më mirë”.

Postim ky që ka ngjallur zemërimin e miliona njerëzve dhe ka shkaktuar reagimin e mijërave të tjerë, ndërkohë që vetë Arabia Saudite nuk ka dhënë asnjë shpjegim.