Gjykata dënon Gazetari Zoran Bozhionovski me 2 mijë euro, për shkak të mosrespektimit dhe sjellje jo të mirë në gjykatë. Gjatë seancës së sotme gjyqësore Bozhinovski një kohë të gjatë ka elaboruar mbrojtjen e tij duke nënvizuar se rasti për të cilin ngarkohet është me urdhër të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partisë VMRO-DPMNE.

Bozhinovski madje ka theksuar se gjykimin e tij e kanë ndihmuar edhe ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska.

Bozhinovski akuzohet për spiunim, bashkim kriminel dhe shantazhime, transmeton Alsat-M.