Branko Geroski është tallur me paramilitarët e Nikolla Gruevskit. Ai shkruan se nuk ka paramilitar regjimi, por ato që paraqiten si të tillë janë policë të thjeshtë që në mëngjes e kryejnë profesionin e tyre, ndërsa në mbrëmje marrin pjesë në protestat e Gruevskit.

“Lexoj dhe habitem me naivët që besojnë-regjimi paska paramilitar të gatshëm që në secilin moment të aktivizohen nën armë dhe të bëjnë gërdi në rrugë, ta pengojnë grusht shtetin dhe ta nxjerrin agresivitetin ndaj qytetarëve mendjelirë të këtij vendi.

A bënë më mirë të informohemi dhe të jemi më të hapur. Nuk ka paramilitar. Regjimi ka ushtri të cilën e paguajmë të gjithë ne, obliguesit tatimor. Armata e paguesve e gatshme që t`i dëgjoje urdhrat e shefave në MPB të cilat nuk janë nën kontrollin e ministrit, por nën kontrollin e diktatorit.

Për çdo natë përfaqësuesit e njësive të Alfave të veshur me rroba normale marrin pjesë në protestat e regjimit. Zgërdhihen, kërcënohen, fotografohen, argëtohen. Në mëngjes janë polic, në mbrëmje protestues”, shkroi Branko Geroski në shkrimin e tij të fundit.