Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu duket se i ka dërguar të fala kreut të PD-së Lulzim Basha. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Bregu thotë se Basha do të jetë lider i humbjeve.

Nga ana tjetër, ajo thotë se PD-ja lindi si parti e fjalës së lirë dhe sot ka përfunduar në lincim kundër kujtdo që flet i lirë. Ish-ministrja e Integrimit, që në 2015 kërkoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por asokohe u kritikua.

”Partia Demokratike lindi Lindi si parti e fjalës së lirë dhe sot ka përfunduar në lincim kundër kujtdo që flet i lirë. S’dua të përsëris veten me asgjë që kam thënë këto vite. E kam ditur që do të vijë kjo ditë dhe e kam thënë me dhjetëra herë. PD lindi si parti e fjalës së lirë dhe sot ka përfunduar në lincim kundër kujtdo që flet i lirë. Lindi duke dëgjuar zërin e shqiptarëve e sot përfundoi duke mbytur zërin e arsyes brenda vetes! E kam kërkuar mbledhjen e këshillit kombëtar në shtator të 2015 pas humbjes që ishte më e madhe se Dibra vetë. I ringriti hijenat e portaleve e tavolinave të intrigave për sulmin e radhës. Të gjithë në politikë duan të jenë lider të fitoreve, Luli do të jetë lider i humbjeve! Urime! Këtu e ka fituar vendin e parë!”,-është shprehur ish-ministrja Bregu për CNA.