Arkeologët janë befasuar nga 100 amforat e gjetura brenda anijes së lashtë, ndërsa po punojnë që t’i nxjerrin pa iu shkaktuar ndonjë dëmtim.

Mbetjet e anijes, që është gjetur se ishte romake dhe është fundosur para 1,700 vitesh, janë gjetur gjatë muajit korrik në afërsi të Mallorca të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Në bazë të disa mbishkrimeve, amforat e gjata me dy doreza, mendohet se janë përdorur për të mbajtur salcë për peshq, vaj dhe verë.

Derisa të përfundojë procesi e ruajtjes së tyre dhe mbrojtja nga kripa e detit, që tua plasaritë sipërfaqet, amforat nuk do të hapen për të parë se çfarë ka brenda tyre.

Zbulimi i anijes së fundosur, është gjetur nga dy bashkëshortë të cilët njoftuar disa zhytës, për ato që menduan se janë disa enë në tabanin e detit.

Kërkimet e mëtutjeshëm, zbuluan se ata kishin gjetur një thesar shumë të çmuar, që do të ndihmojë shumë në arkeologji dhe histori.