Mund të jetë shumë e vështirë për Donald Trump kur të vijë koha që të kalojë për të jetuar në Shtëpinë e Bardhë nga apartamenti i tij i tanishëm, transmeton koha.net.

Tashmë nga helikopteri i tij, nëpër New York është shpërndarë një komunikatë që thotë se Presidenti i zgjedhur i SHBA, i ka thënë lamtumirë apartamentit të tij 100 milionë dollarësh, që gjendet në maje të ndërtesës Trump Tower.

Ndërtesa luksoze gjendet në Fifth Avenue dhe është shtëpia e Republikanit biznesmen, në apartamentin në katin më të lartë, 66, transmeton koha.net.

Ai krenohet me pamjen nga apartamenti i tij të Central Park dhe dekorimet super luksoze, duke filluar me derën e hyrjes nga ari e diamantet që përshëndet vizitorët, e që u bë e famshme nga një foto me Trump dhe Nigel Farage para saj.

Ky apartament është shtëpia e tanishme e Trump dhe gruas së tij të tretë Melania, 46 vjeçare dhe djalit të tyre 10 vjeçar Barron.