Të rreshtuar me saktësi ushtarake, qindra punonjës presin që të krijojnë iPhone në një nga fabrikat më të fshehta në linjën e prodhimit të Apple.

Të veshur me xhaketa rozë, kapela blu dhe pantofla plastike, punonjësve u skanohen identitetet përmes një iPad-i të një mbikëqyrësi në mëngjes.

Prej aty, ata e bëjnë rrugën e tyre drejt një sektori të prodhimit, por jo para se të kalojnë kontrollin e njohjes së fytyrës, transmeton Gazeta Express.

Pegatron Corp ka rreth 50,000 njerëz që bëjnë iPhone në fabrikën në Shanghai, e cila mbulon një sipërfaqe me madhësi sa 90 fusha futbolli.

Më pas, punonjësit kalojnë në detektues metali i cili tregon nëse ndonjë punëtor ka fshehur ndonjë kamerë apo pajisje tjetër e cila mund të përdoret për të zbuluar detaje të teknologjisë ende të palansuar.

Më pas ata ngjiten shkallëve para se të shkojnë për t’i ndërruar uniformat. Deri më tani, punonjësit e kësaj fabrike janë mbajtur sekret.

Por, këtë herë, për herë të parë, kompanitë kanë lejuar një gazetar perëndimor që të futet brenda në fabrikë – shumë vite pasi stafi akuzonte se punonin shumë orë dhe paguheshin pak.

Jenny Chan, një ligjërues në Kolegjin Kellog të Oksfordit, tha: “Fakti se ata lejuan një reporter tregon se ata po i përgjigjen një presioni të madh dhe po tentojnë të bëhen më transparentë”.

Sipas China Labour Watch, punonjësit detyrohen që të punojnë jashtë orarit. Një punonjës paguhet vetëm 300 dollarë në muaj, përderisa një iPhone 6 në Kinë kushton 500 dollarë.

Këto janë pamjet e para brenda fabrikës në Shangai, aty ku prodhohen iPhone.