Me jetën e zënë familjare dhe me orarin e gjatë të punës, mund të jetë e vështirë të gjesh kohë për punët e shtëpisë.

Por, një grua ka zbuluar se sa shpesh pastron të brendshmet e saj, sytjenat, të cilat qëndrojnë gjithmonë në fund të listës së saj të punëve për t’u përfunduar, njofton Klan Kosova.

Duke mos zbuluar identitetin e sa, ajo pranon se pastron një herë në muaj sytjenat e saj.

Ajo ka pohuar se ndihet e ”tmerruar” me rutinën e saj por arsyetoi se ”gjinjët janë të pastër” kështu që është e pranueshme të ri-vishen 10 herë para se të pastrohen!

Ky rrëfim i publikuar në Mumsnet, nxiti një debat në forumin online, të disa përdoruesve të rrjeteve sociale.

Të gjitha rrëfimet e përdoruesve argumentonin se të pastrohen sytjenat shumë shpesh, ato mund të dëmtohen.

Por këshilla e markës së njohur të të brendshmeve Rigby&Peller, rekomandon që sytjenat duhet të pastrohen pas çdo veshjeve.