“Brilijant” e mbylli rafinerinë për vaj, 30 punëtorë lë pa punë

Fabrika për vaj “Brilijant” nga Shtipi e ka mbyllur rafinerinë për vaj dhe i ka lëshuar nga puna 30 punëtor, njofton “Plusinfo”. Arsyeja për mbylljen e kësaj pjesë të fabrikës për vaj është mospagueshmëria ekonomike, thotë udhëheqësia e kompanisë, transmeton Portalb.

“Brililjant” punon në normalitet. Vaji ynë mund të blihet në të gjitha shitoret. Kemi mbyllur vetëm një pjesë të saj – rafinerinë dhe ajo është për shkak të mospagueshmërisë ekonomike pasi që ka trend negativ, gjegjësisht çmim të lartë të bursës së lëndës së parë. Kur të vijë në bursë stabilizimi i çmimeve për lëndë të parë, të cilët neve na janë të patjetërsueshme, përsëri do ta hapim rafinerinë”, deklaroi zëvendës drejtori i “Brilijantit”, Kosta Tashkov.

Ai thotë se në Byronë për punësinë janë gjendur 30 punëtor të cilët kanë punuar në rafinerinë për vaj.

“Ata do të jenë në Byro derisa të krijohen kushte për kthimin e tyre në punë, atëherë kur të vlerësojmë se mund ta hapim përsëri rafinerinë”, thotë Tashkov.