Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së sot do të takohen në Bruksel në Këshillin e rregullt të BE-së, me pikë të parë në rendin e ditës, shkëmbimi i opinioneve për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i luftës në Ukrainë rajonin. Në këtë takim do të merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Këshilli fillimisht do të zhvillojë një diskutim strategjik për Ballkanin Perëndimor, pastaj për angazhimin e BE-së në zbutjen e ndikimit të agresionit rus në Ukrainë, pas çka do të vijojë diskutim mes Ministrave të Jashtëm të BE-së me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Në margjinat e Këshillit, Osmani do të takohet me Sekretaren e Përgjithshme të Komisionit Evropian, Ilze Juhansone, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Këshillin dhe Komisionin Evropian”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.