Tre euro-dudeputetët dhe raportuesit për Maqedoni, Eduard Kukan, Knuk Flenkenshtajn dhe Ivo Vajgël, bashkë me euro-komesarin Johanes Han, kanë dalë me deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se zgjedhjet e 11 dhjetorit janë hap i rëndësishëm për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, njofton Portalb.

“Ky proces patjetër duhet të vazhdojë dhe vendi duhet të kthehen në rrugën e euro-integrimit. Nuk ka kohë për humbje”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Diplomatët e Brukselit i kanë ftuar liderët partiak që t’i respektojnë të gjitha afatet ligjore, të formojnë Qeveri stabile, të fortë dhe të përgjegjshme.

“Koalicioni i tillë do të duhej të mbështetet në konsensus të fuqishëm dhe të përbashkët dhe në bashkëpunimin ndëretnik. E gjithë kjo është kyçe që vendi të kthehet në rrugën euro-integruese, në të cilën të gjithë partitë janë të obliguara, dhe qytetarët e duan dhe e meritojnë atë”, thuhet në deklaratë.

Në të shkruhet se ai është një proces afatgjatë, e cila kërkon që partitë politike, të cilët i ndajnë qëllimet e tilla strategjike, të punojnë bashkë për të bërë ndryshime të patjetërsueshme.

“Apelojmë deri te të gjithë politikanët që të vazhdojnë fuqishëm dhe me shpejtësi ta implementojnë Marrëveshjen e Përzhinës dhe reformat prioritare, por edhe ta përkrahin Prokurorinë Speciale Publike (PSP), e cila patjetër duhet të ketë kohë dhe resurse që ta kryej punën e saj në mënyrë të pavarur dhe të papolitizuar”, thuhet në deklaratë.